Ekuador/ Ish-Komandantja e Policisë mohon lidhjet me Mafian Shqiptare

Coronel, ish komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, ka reaguar pas akuzave për lidhje me mafien shqiptare. 

“Unë jam e pafajshme, gëzoj deklarimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, ka deklaruar ajo.

Coronel i ka cilësuar të pavërteta dhe shpifje të gjitha akuzat që e lidhin emrin e saj me aktivitetin e mafies shqiptare në Ekuador.

“Unë e thyej heshtjen sepse, për shumë të tjerë është më mirë që unë të qëndroj hermetike duke marrë akuzat e tyre shpifëse ndaj meje”, komentoi ajo.

 Ajo thekson se gjatë gjithë karrierës së saj ajo vetëm i ka luftuar bandat dhe nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtore me to.

“Ata kurrë nuk do të mund të më lidhin në asnjë mënyrë me ndonjë veprim të parregullt në dobi të organizatave kriminale që kam luftuar gjatë jetës sime profesionale. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë parregullsi, as si komandante e përgjithshëm dhe as si civile”, përfundoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here