Laert Vasili për Shqipërinë dhe Kosovën/ JO DY SHQIPËRI! Një Lider duhet të dijë të thotë JO!

Gjatë emisionit 360 gradë në ABC News polemisti Laert Vasili u shpreh se Amerika vërtet po lobon për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkan, por për dy Shqipëri të ndryshme.

NUK DUHET TË JENË DY SHQIPËRI!

Në Kosovë ndërhyri për të zmbrapsur rrezikun Serbo-Rus, ndërsa në Shqipëri për të tjera arsye. Përsa kohë edhe nga ana simbolike në flamurin e tyre nuk ka Shqiponjë, mund të flasim për dy Shqipëri të ndryshme.
Gjithashtu ai u shpreh se Albin Kurti është një lider që shumë herë ka ditur të thotë JO!
Një lider nuk duhet të jetë i gatshëm të thotë gjithmonë PO!

Historia dhe gjeopolitika luan shpeshherë me data dhe simbolet dhe këtë është mirë që ta marrim parasysh. Revolucion do ketë, sepse revolucioni është evolucion” tha ndër të tjera.

“Nuk janë dy Shqipëri. Ju pak më parë, thatë shqiptarët e Kosovës… atëherë pse mos të dalim dhe të kemi dhe një shtet tjetër për shembull, shtetin e pavarur të Labërisë ose të Epirit. Të bëjmë tre në Ballkan, pse dy, po tre. Greqia dhe Qipro është rasti, në ’59 Qipro fiton pavarësinë kundrejt Anglisë, sipas marrëveshjes së Londrës dhe Zyrihut. Kosova fitoi 16 vjet pavarësinë. 15 vjet pasi Qipro ka fituar pavarësinë, Turqia mësyn dhe merr gjysmën e Qipros. Ishin dy shtete që flisnin greqisht, siç janë tani dy shtete që flasin shqip. Historia dhe gjeopolitika luan shpeshherë me data dhe simbolet dhe këtë është mirë që ta marrim parasysh. Revolucion do ketë, sepse revolucioni është evolucion”, tha ai.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here