DASHI
Takimi i Plutonit, Marsit dhe Venusit te Ujori ndryshon klimën e përditshmërisë suaj dhe ju sjell ngjarje që ju detyrojnë të ndryshoni programe dhe prioritete. Në ditët në vijim duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet në sfond, veprimet keqdashëse të palëve të treta ndaj jush, mundësinë e humbjes së parave, apo diçka tjetër dhe në fund mundësinë e një konfrontimi personal apo profesional. Por lajmi i mirë i javës është se miqtë tuaj do të luajnë një rol pozitiv, se versioni i një propozimi që do t’ju bëhet do t’ju japë optimizëm dhe së fundi, një çështje ligjore e juaja tani mund të mbyllet në mënyrë të favorshme.
DEMI
Ngjarjet e ditëve në vijim parashikohen të jenë të stuhishme. Në këtë periudhë klima e përgjithshme ju prek më shumë se më parë. Takimi i Plutonit me Marsin dhe Venusin në Ujor hap një kapitull të ri në fushën profesionale. Përditshmëria juaj shfaqet paksa stresuese dhe shtypëse për shkak të ndërhyrjeve të disa personave në çështje personale apo profesionale, të cilat ju nuk i miratoni. Hëna e Plotë e ardhshme nxjerr në pah tensionet dhe mosmarrëveshjet. Megjithatë, shmangni konfliktet dhe vendimet e nxituara.
BINJAKËT
Takimi i Plutonit, Marsit dhe Venusit në Ujor ju ndihmon të ndryshoni strategjinë tuaj, të rinovoni qëllimet tuaja dhe të ecni më me vendosmëri drejt asaj që keni dashur të bëni prej kohësh. Dielli në rrjedhën e tij te Peshqit, i përditëson çështjet tuaja profesionale. Është koha për t’u përballur me to, ose për t’i diskutuar qartë me ata që janë të përfshirë në to. Dukeni veçanërisht të kujdesshëm në menaxhimin e biznesit tuaj dhe gjithashtu fleksibël sa herë që hasni vështirësi, apo kundërshtime nga palët e treta. Në aspektin social apo emocional do të keni surpriza si nga rastësitë e takimeve ashtu edhe nga sjellja e të tjerëve.
GAFORRJA
Ju jeni gjithashtu ndër ata që do të prekeni nga situata e përgjithshme dhe mund të shqetësoheni pak më shumë tani. Hëna e Plotë e ardhshme i jep tension jetës së përditshme dhe takimi i Plutonit, Marsit dhe Venusit në Ujor nxjerr në dritë situata të fshehura për një kohë të gjatë. Shmangni shpenzimet e papritura, negocioni borxhet dhe detyrimet financiare dhe jini bindës kur mbrojeni interesat tuaja. Shumë prej jush do të ndihen të përligjur nga zhvillimet në një çështje që ju shqetëson personalisht.
LUANI
Ditët në vijim nuk janë të lehta, por vështirësitë e tyre janë të qëndrueshme. Çështjet financiare dhe profesionale do ju shqetësojnë herë pas here, për shkak të ngjarjeve që do t’i komplikojnë, ose do t’i vështirësojnë në rrjedhën e përditshme. Ndërkohë, hyrja e Marsit, Venusit dhe Plutonit në Ujor, sjell një epokë të re për marrëdhëniet tuaja personale, e cila do të kalojë në shumë faza. Aktualisht ajo sjell tension dhe ndoshta rebelim emocional të një personi familjar. Një udhëtim do t’i shërbejë qëllimit.
VIRGJËRESHA
Kalimi i Diellit përmes Peshqve rindez sektorin e marrëdhënieve. Nxjerr në sipërfaqe edhe tema të mira e të vështira, por edhe qëndrime. Pra, skenari i sjelljes njerëzore ndaj jush do t’ju shtyjë drejt rishikimeve të vogla, apo rivlerësimeve të njerëzve dhe situatave. Disa do marrin një ofertë në punë dhe të tjerë do kenë një ngjarje e papritur. Por disa të tjerë do të marrin diçka të mirë si dhuratë, apo si mundësi, kryesisht në sektorin e punës.
PESHORJA
Ditët në vijim janë komplekse. Pjesa e vështirë është puna dhe kushtet që do të krijohen më pas, si dhe ndërhyrja e të tretëve që do t’ju irritojnë. Por versioni tjetër, kryesisht rekreativ apo erotik, jep premtime dhe mundësi, të organizuara apo të rastësishme, për t’ju dhënë gëzim. Do të ishte mirë të jeni proaktiv dhe të kujdesshëm në lëvizjet tuaja gjatë gjithë javës. Kontrolloni entusiazmin tuaj dhe lini një distancë sociale si rrjetë sigurie. Mundësia që disa të thyejnë premtimin ndaj jush është e madhe, si dhe të lëvizin në prapaskenë kundër jush.
AKREPI
Gjërat janë më të këndshme për ju. Plutoni i cili është sundimtari i shenjës suaj lëviz në Ujor i shoqëruar nga Marsi dhe Venusi. Fillon një epokë e re për jetën tuaj personale. Transformimi për kushtet e jetesës apo zhvillimin e familjes. Përgatitja e pasardhësve për ju që jeni të martuar. Përgatitja për të blerë ose shitur një shtëpi, nëse keni nevojë ta bëni. Natyrisht, e gjithë kjo do të marrë disa faza derisa të përfundojë. Ndërkohë emocioni juaj maturohet, duke luajtur një rol udhëheqës në zgjedhje, iniciativa dhe guxim. Për disa qëllimi është romantik dhe për të tjerët është ambicioz dhe krijues.
SHIGJETARI
Një valë ngjarjesh do të shprehë vorbullën e saj rreth familjes ose shtëpisë. Lidhja Mars-Venus që ka nisur kalimin e saj përmes Ujorit mbetet një kundërpeshë. Kjo do të thotë që njerëzit rreth jush dhe ngjarjet e përditshme do t’ju ndihmojnë të harroni grindjet e përhershme familjare. Gjithashtu karakteristikë e ditëve do të jenë arratisjet e vogla, dozat e argëtimit dhe pushimet relaksuese të të gjitha llojeve.
BRICJAPI
Ditët në vijim janë interesante me lëvizshmëri të shtuar rreth jush, si dhe disa rastësi fatale. Kjo e fundit do të shërbejë për zgjidhjen e një problemi, ose promovimin e një rasti biznesi. Kalimi i Marsit, Plutonit dhe Venusit te Ujori është fillimi i një epoke të re për ju në një mënyrë të ngadaltë, por në mënyrë të qëndrueshme transformuese. Këndi i mirë i Jupiterit ndaj Saturnit këto ditë, përkatësisht midis Demit dhe Peshqve, ndihmon në avancimin e punëve të vonuara prej kohësh. Përtej klimës së përgjithshme, çështjeve personale, sociale, profesionale dhe financiare, ju mund të aktivizoni dhe përshpejtoni zhvillimin e tyre.
UJORI
Hyrja e Plutonit në shenjën tuaj e shoqëruar nga Marsi dhe Venusi, sjell një valë ndryshimesh në fusha kyçe, si dhe shfaqjen e njerëzve të rinj në jetën tuaj që do të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen. Nga ana tjetër, përditshmëria do ju ushtrojë shumë presion në situatën financiare, për shkak të rritjes së shpenzimeve, apo disa blerjeve që duhen bërë. Kontrolloni deklaratat, shprehjet ose njoftimet tuaja. Mund të shkaktoni probleme ose pakënaqësi.
PESHQIT
Ju jeni protagonistët e mjedisit tuaj personal dhe shoqëror, falë kalimit të Diellit përmes shenjës tuaj, ndërsa Afërdita dhe Marsi në Ujor do t’ju ndihmojnë psikologjikisht dhe shpirtërisht për të performuar më mirë në shprehjen, trajtimin dhe zgjidhjen e punëve tuaja bazë. Shumë prej jush do të kenë ditëlindjen në ditët në vijim dhe kjo është një mundësi për ndryshime të reja në lidhje me Hënën e Plotë të së Shtunës së ardhshme. Mos jini abstrakt kur duhet të jeni me këmbë në Tokë dhe mos u tërhiqni kur keni nevojë të lëvizni me energji dhe konkurrencë për ndonjë qëllim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj.