Përfundon pjesa e parë e Derbit Partizani-Tirana, me ekipin e Partizanit në avantazh.
Në minutën e 7-të ka shënuar Latifi për ekipin e Tiranës dhe në minutën e 31-të ka shënuar Skuka për ekipin e Partizanit duke barazuar me 11 metërsh.
Në minutën e 42-të kalon në avantazh Partizani me golin e shënuar nga Cara.
Kështu renditja në Kategorinë Superiore vijon të jetë e njëjtë, me Partizanin në vendin e dytë (40 pikë) dhe Tiranën në vendin e katërt me 34 pikë.