Miratohet Ligji për Bastet mes “kaosit” të Parlamentit

Deputetët e opozitës Noka dhe Bardhi vazhduan edhe sot me bilbilat e tyre, ndërkohë që mazhoranca vendosi me kartona.
Me 72 vota pro ka kaluar sot ligji për ‘Bastet’, mes kaosit dhe tensioneve që ‘mbërthyen’ Kuvendin.

Edhe kjo seancë ka vijuar për gati 12 minuta mes kaosit. Deputetë të opozitës zbarkuan në sallën e seancave plenare, ku duke i rënë bilbilave, penguan zhvillimin normal të Kuvendit.
Kjo detyroi kryeparlamentaren Lindita Nikolla të kalonte për votim rendin e ditës, mes tyre dhe ligjin për lojërat e fatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here