Evi Kokalari ka reaguar mbi lëvizjet e fundit në kampin opozitar ku deputetët e Gazment Bardhit janë bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka cilësuar si bashkim këtë lëvizje, pasi sipas saj, bashkimi i vetëm është foltorja me PD zyrtare të vulës.
Kokalari shprehet se edhe kjo tentativë do degjenerojë në mediokritet.
“Ky nuk është bashkim. Bashkimi i vetëm është foltorja dhe PD zyrtare e vulës.
Prandaj, si çdo gjë tjetër, dhe kjo tentativë do të degjeneroje në mediokritet total”, shkruan ajo