SHBA-të paralizohen nga Dëbora/ anulohen fluturime dhe aktivitete të përditshme

Reshjet e dendura të dëborës  kanë “paralizuar” rajonet verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në orët e fundit, me mijëra familje pa energji elektrike, qindra fluturime të anuluara  dhe shkolla të mbyllura.

Moti i rëndë ka goditur nga verilindja e Virxhinias Perëndimore në New England, me autoritetet që kanë lëshuar paralajmërime për më shumë se 30 milionë njerëz për avancimin e motit ekstrem.

Tregues është fakti se zonat e prekura janë mbuluar nga 15 centimetra borë, e cila në Nju Jork mund të arrijë të paktën 17 centimetra gjatë ditës, duke e bërë të rrezikshëm trafikun në rrugë.

“Këto reshje bore do të lëvizin më tej në jug gjatë orëve të ardhshme deri në mesditë, duke çuar së shpejti në rrugë të mbuluara me borë dhe kushte të rrezikshme drejtimi,” tha Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të qytetit të Nju Jorkut.

Shkollat në të gjithë rajonin anuluan mësimin, përfshirë në qytetin e Nju Jorkut, i cili po zhvillon orët online për një milion studentë.

Ndërkohë, më shumë se 900 fluturime për dhe nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut, Logan International i Bostonit dhe Liberty International i Newark ose u vonuan ose u anuluan, sipas Flightaware.com.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here