Një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Ndahet nga jeta kampioni i mundjes, Petrit Hajdari. Ish-sportisti i Tiranës mbylli sytë në moshën 60-vjeçare, duke lënë sportin shqiptar në zi.
Kujtojmë që Hajdari ka qenë një nga emrat më të njohur të sportit të mundjes në vendin tonë, teksa është shpallur edhe kampion si sportist i Tiranës. Ndërsa në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ish-kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani i jep lamtumirën ish-kampionit të Tiranës.