Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit u diskutuan në emisionin “360 gradë” në ABC News.
Por gjatë bisedës në studio ka pasur diskutime dhe debate të forta mes sekretarit të Omonias, Marin Suli dhe polemistit Laert Vasili, i cili kishte kohë që i mungonte debateve në ekranin shqiptar.
Ka qenë ky i fundit i cili i ka hedhur ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s, pasi Suli iu drejtua ‘moj motër ule zërin.”
Debati mes polemistit Vasili dhe Marin Sulit:
Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia
Marin Suli: O laro pazari.
Më tej lidhur me çështjen e Fredi Belerit, gazetarja Anduena Llabani është shprehur se antiterrori e ka pasur në mbikëqyrje gjatë gjithë kohës, dhe se sipas saj ai fsheh shumë gjëra.
“Antiterrori është një njësi dhe e ka pasur zotin Beleri gjatë gjithë kohës në mbikëqyrje… Zoti Beleri fsheh shumë gjëra, përse nuk flet zoti Beleri të thotë që oligarkët e kanë çuar aty për shkak të pronave.
Por sipas sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit, për çështjen e Beleri së shpejti do të jetë rezultate të tjera, pasi avokatët po merren me të gjithë çështjen.
“Njerëzit që iniciuan hetimin dhe burgosjen e zotit Beleri sot janë njerëz që po ndërtojnë në jug. Shumë shpejt do të keni rezultate. Jemi në fazat e hetimit, avokatët e Belerit po merren me këtë punë. Rama vjen në Himarë dhe linçon kandidatin e opozitës. Të dhënat janë në gjykatë. Zoti Beleri nuk ka asnjë certifikatë me mbiemrin Shehu. Me Belerin jemi nga një krah politik”, ka thënë Marin Suli.