10 vjet pa Skënder Sallakun

Më 25 janar 1935 në Tiranë lindi Skënder Sallaku, i cili u shqua si një nga aktorët më të mëdhenj të humorit gjatë gjithë karrierës së tij. Ish kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish, aktivist shoqëror, i cili shkriu gjithë energjinë dhe pasionin e tij në skenë duke i falur të qeshura dhe lumturi gjithë artdashësve shqiptarë. U diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe kreu një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht nisi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.
Disa nga interpretimet e tij më të njohura janë në shfaqjet: “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë” e shumë e shumë të tjera. Ndërkohë ai luajti edhe në ekranizimin e materialeve komike si në filmat: “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran”, etj., ku ai gjithashtu do të tregonte nivele të larta interpretimi.
Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”. Ndërroi jetë më 11 shkurt të vitit 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here