Putin mbështet haptazi Serbinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Shumë e kanë akuzuar Carlson-in si një gazetar të varfër që nuk u përball me Putinin, duke e lejuar atë, në një intervistë dy-orëshe, të flasë për 25 minuta rresht për historinë e Rusisë nga vitet 800 deri në kohën e Bashkimit Sovjetik. Kritikët e Carlson thonë se gazetari amerikan i dha mundësinë Putinit të përhapte propagandën e tij në Perëndim, në një intervistë që u pa mbi 100 milionë herë brenda 12 orëve.

Putin preku disa momente, ku foli edhe për Serbinë. Presidenti rus tha se Serbia është një komb që ka vuajtur shumë, e megjithatë SHBA zgjodhi të bombardojë Beogradin. “A ju kujtohen zhvillimet në Jugosllavi, para se Boris Jelcinit të derdhej me lëvdata? Sapo filluan zhvillimet në Jugosllavi, ai ngriti zërin në mbështetje të serbëve. Dhe ne nuk mund të mos ngrinim zërin në mbështetje të serbëve. Unë e kuptoj që ka pasur procese komplekse, por nuk ka sesi Rusia të mos e ngrejë zërin në mbështetje të serbëve, sepse serbët e veçantë janë pranë nesh, me kulturën ortodokse e të tjera… Është një komb që ka vuajti kaq shumë për breza. Ajo që ka rëndësi është se Jelcin shprehu mbështetjen e tij. Çfarë bënë SHBA? Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kapitujt e OKB-së, ajo filloi të bombardojë Beogradin. Ishin SHBA-të që e lëshuan xhindin nga shishja. Tani thonë se e drejta ndërkombëtare është e rëndësishme, apo jo? Unë u bëra president në vitin 2000 dhe thashë “ok”, çështja jugosllave mbaroi, tani duhet të vendosim lidhje”, deklaroi Putin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here