SPAK sekuestron pronat e Rrajës dhe të dashurës, Kejvina Kthjella

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë  për konfiskimin e pasurive në zotërim të Redjan Rrajes dhe personave të lidhur me të. Pasuritë që i janë konfiskuar Rrajës janë apartamente dhe prona të ndryshme. Ndër pronat që i janë konfiskuar është dhe “Audi” i Kejvina Kthjellës bashkë me një orë Rolex.

Rraja dyshohet se është personi që qëlloi mbi automjetin e prokurorit, duke lënë të plagosur Arjan Ndoin, mikun e tij, Aleksandër Lahjo, i njohur me nofkën Rrumi si dhe shoferin Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Trauimzës.

Njoftimi i SPAK

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Konfiskimin e pasurive të zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tij të lidhur.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 1 datë datë 07.02.2024 vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
II. Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
1. Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.
2. Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.
3. Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.
4. Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
5. Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
6. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane Fë262Të, me numër shasie ëAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.
8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
9. Shuma prej 2750 euro.
III. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.
IV. Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.
V. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.
VI. Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.
VII. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 07.02.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here