Greqi/ Ekzekutohet në mënyrë të bujshme biznesmeni i njohur Grek

Një biznesmen i njohur në Greqi, Christos Gialias, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Atikën Perëndimore.

Mediat greke raportojnë se fillimisht të shtënat u dëgjuan në rrugën Agias Aikaterinis të Mandrës.

Kjo ka vënë në lëvizje policinë greke e cili gjeti në flakë automjetin e biznesmenit, bashkë me këtë të fundit brenda saj.

Autoritetet besojnë se Gialias u qëllua nga dy persona duke me një pushkë kallashnikov AK-47, të cilën më pas e hodhën në makinë dhe e dogjën.

Pas ekzekutimit të biznesmenit me armë zjarri, autorët i kanë vënë flakën edhe makinës të cilën e kishin përdorur para vrasjes dhe janë larguar me motor.

Ai ishte i martuar me një shqiptare nga Elbasani dhe kishte një fëmijë me të. Gruaja e tij, e parë u ekzekutua në moshën 51-vjeçare, në mënyrë misterioze në maj të 2018-ës po ashtu në Mandra, me dy plumba, por autorët nuk janë gjetur ende. Kishte edhe 3 fëmijë të tjerë.

Biznesmeni, sipas raportimeve, kishte një histori kriminale dhe merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe të armëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here