DASHI
Kjo javë e shkurtit dhe veçanërisht fillimi i saj do të jetë interesante për ju profesionalisht dhe praktikisht, në shumë drejtime. Ju gjeni njerëzit e duhur për t’ju ndihmuar në synimet tuaja, për të zgjidhur çështjet që kanë vonuar përparimin tuaj dhe gjeni zgjidhje aty ku ka pasur mosmarrëveshje ligjore. Emocionalisht do të ndihmoheni nga sharmi juaj për të kapur mundësitë, për të bërë vëzhgime të përshtatshme, për të kërkuar kombinime të papritura, për të parë rrjedhën e natyrshme në rrethanat më të pamundura.
DEMI
Ka shumë përmirësime në romancën tuaj këto ditë. Përveç faktit që sharmi juaj duket se në përgjithësi ju shtohet, personi që ju intereson shfaq një sjellje më të ekuilibruar, çka do të thotë se përpjekjet tuaja nuk shkuan kot. Marrëdhëniet afatgjata kalojnë një fazë rinovimi, e cila ju bën veçanërisht të lumtur dhe i përgjigjet çdo dyshimi që mund të keni. Profesionalisht do të merrni ndihmën që ju nevojitet për sa kohë që së pari jeni të përgatitur mirë dhe së dyti mjaftueshëm të guximshëm. Fati do të bëjë rrugëtimin më të papritur!
BINJAKËT
Java e re është më me fat në fushën e dashurisë se ajo e mëparshmja por shpesh do ju vërë në dilema. Një fillim i ri me personin që ju intereson, ose ndoshta keni në krah, kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe të vendosur që do të çojë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura që ju kujtojnë momentet e këqija të së shkuarës. Java është gjithashtu më me fat dhe më efikase në financat tuaja, pasi të ardhurat forcohen në një farë mënyre, ose ju plotësoni ndonjë nevojë të lidhur. Prindërit do të merren me nevojat e një fëmije.
GAFORRJA
Emocionet tuaja do të jenë në kulm këtë javë. Afërdita dhe Marsi në Ujor vendosin për një përballje dhe do të duhet të caktoni kohën e lëvizjeve tuaja. Mos u zhgënjeni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi, pasi gjatë rrugës gjërat do të rregullohen, ose do të vihen në bazën e tyre. Në zonat e mbetura, ditët do të jenë manipuluese në transaksionet tuaja, të lodhshme në biznesin tuaj dhe mjaft të pasigurta për zhvillimin e një çështjeje tuajën serioze, ligjore. Mos u ekspozoni në asnjë zonë dhe qëndroni të qetë.
LUANI
Në sektorin emocional ka ende shumë paqartësi këto ditë të muajit. Shumica prej jush janë të dashuruar, por në mënyrën tuaj cerebrale dhe romantike. Nëse ende e konsideroni një histori të përfunduar, jini të qetë dhe praktik dhe mos hezitoni të largoheni nëse komplikimet që ajo paraqet tregojnë se është e pamundur të ecësh përpara. Rrethi juaj shoqëror duket se vlerëson shumë guximin dhe vendosmërinë tuaj, mënyrën se si përballeni me vështirësitë dhe drejtimin që jepni për t’i bërë gjërat të zënë vend.
VIRGJËRESHA
Ditë të përshtatshme për zëvendësime dhe rregullime si emocionale ashtu edhe romantike. Çfarë ju shqetëson mund të marrë një formë më fleksibël. Mos harroni se Hëna e Re sjell gjithashtu mundësi të reja, perspektiva të reja dhe fytyra të reja në mjedisin tuaj. Por mos nxitoni të merrni një pozicion nëse nuk jeni të sigurt për dëshirat tuaja reale. Profesionalisht, ju që jeni në një pozitë të re, tregoni vendosmëri dhe aftësi. Përshtypjet e para favorizojnë kërkimet tuaja nëse kombinohen me një bazament të mirë.
PESHORJA
Kjo periudhë në jetën tuaj të dashurisë parashikohet të jetë mjaft pozitive, por edhe mjaft e rrezikshme për më të guximshmit e nismës së dashurisë. Megjithatë, mos u nxitoni të ekspozoheni ndaj romancës suaj dhe ndoshta do të ishte e nevojshme të qëndroni pak vetëm me partnerin dhe të përfitoni nga dita e të dashuruarve dhe të nesërmen e saj. Disa prej jush do të bëjnë një njohje mbresëlënëse. Familja nga ana tjetër do të thithë shumë kohë nga aktivitetet tuaja të tjera. Dukeni mirënjohës ndaj nevojave të të tjerëve, por pa lënë pas dore nevojat tuaja. Është koha për të gjetur raportin e artë të ekuilibrit.
AKREPI
Emocionalisht është një kohë e mirë, por do të ketë disa kontraste dhe mosmarrëveshje. Shmangni përplasjet në një marrëdhënie që ende ju intereson. Hëna e Re në Ujor sjell një ripërtëritje në jetën tuaj të përditshme, si dhe në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Artistët dhe ata që merren me profesione humanitare do të jenë të suksesshëm në synimet dhe aktivitetet e tyre. Në planin financiar nuk keni asgjë për t’u shqetësuar, por shmangni ekspozimin e tepërt. Udhëtimet kanë nevojë për përgatitje të mirë, veçanërisht nëse ato bëhen për arsye biznesi.
SHIGJETARI
Financat tuaja janë në krye të interesit tuaj këtë javë pasi ka perspektiva të mira përpara. Megjithatë, ju që jeni ende të bllokuar në disa detyrime, sigurohuni t’i rregulloni ato dhe të shpëtoni nga ngatërresat. Emocionalisht ju jeni të lirë të bëni lëvizje drejt objektivit tuaj të dashurisë, por sigurohuni që të jeni me takt dhe të sigurt. Ndrojtja e të tjerëve në këtë fushë nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni bërë zgjedhjen e gabuar. Mos u dëshpëroni, por armatosuni me durim dhe mirëkuptim!
BRICJAPI
Për shumicën prej jush parashikohen ditë aventureske dhe mjaft emocionale. Një marrëdhënie e rastësishme do t’ju rrisë moralin. Nëse e kapërceni skolasticizmin tuaj rreth dashurisë dhe bëni punë më kuptimplote në vend të argumenteve të pafrytshme, atëherë do të ndiheni më mirë dhe partneri juaj do të jetë i kënaqur. Në planin financiar do të keni ndihmë nga burime që nuk i llogarisni, ose një nxitje nga dikush i veçantë. Një problem i vogël shëndetësor mund t’ju shqetësojë papritur dhe t’ju ndryshojë planet për një farë kohe.
UJORI
Hëna e Re në shenjën tuaj është një engjëll optimizmi dhe përmirësimi i kërkimeve tuaja. Shfaqni aftësitë, talentet dhe cilësitë tuaja para një auditori të zgjedhur mirë dhe do të fitoni. Një erë rinovimi ka një efekt katalitik në jetën tuaj të përditshme dhe kjo do të thotë një humor më të mirë në të gjitha fushat. Vazhdoni në mënyrë profesionale përpjekjet tuaja dhe mos devijoni nga ajo që konsiderohet një taktikë e provuar dhe frytdhënëse. Plutoni dhe Dielli në shenjën tuaj forcojnë çdo përpjekje tuajën në mënyrë efektive dhe praktike.
PESHQIT
Renditni punët e prapambetura që po ju shqetësojnë në një mënyrë ose në një tjetër. Mendoni logjikisht për disa çështje të përditshme dhe vendosni në përputhje me rrethanat. Hëna e re e së premtes u jep një tjetër dimension dëshirave tuaja, por mos lejoni që imagjinata juaj t’ju çojë në diçka të pamundur. Në planin financiar, qëndroni konservatorë në menaxhimin e parave, megjithëse disa shpenzime janë të nevojshme. Njerëzit në mjedisin tuaj të ngushtë merren me çështjet e tyre dhe kjo e bën të vështirë të kuptoni njëri-tjetrin. Angazhohuni në atë që mendoni se mund të sjellë rezultate dhe organizoni të menduarit tuaj. Këtë javë do të keni mundësi të korrigjoni një keqkuptim me miqtë.