78 Vjet FK Partizani

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 4 shkurt 1946 u themelua në Tiranë Futboll Klub Partizani si përfaqësues i partizanëve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore dhe duke patur si bazë ekipin që deri atëherë njihej me emrin Ushtria. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me 17 Nëntorin, që ishte kampione me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit ,por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.

Më 1947 Partizani debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar dhe fiton titullin dhe arrin fitoren më të madhe të regjistruar deri sot në Shqipëri  me ndeshjen Partizani – 17 Nëntori Tirana 8-0, duke u quajtur si ndeshja më e suksesshme në radhët e demave.
F.K Partizani cilësohet si klubet me më shumë tifoza në Shqipëri por edhe në Kosovë. Pas rënies nga Superliga pas sezonit 2008/09, Partizani arriti të ngjitet përsëri dhe në sezonin 2012/13 u rendit në vend të dytë në Kategorinë e Parë. Partizani bëri një merkato cilësore në verën e vitit 2013 duke u bërë një skuadër mbarëkombëtare, me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Partizani u shpall kampion ne sezonin 2018/2019, për herë të parë pas 26 viteve. Partizani gjithashtu është Kampion në Superligë 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019, 2023.
Fitues i Kupës së Shqipërisë 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
Kampion i Ballkanit 1970.
Partizani – 16 herë kampion në Kategorinë Superiore, ka fituar 15 Kupa Kombëtare dhe ka fituar 3 herë Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu Partizani ka fituar një herë Kategorinë e Parë.
Sukseset ndërkombëtare -Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtare, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë. Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare.
KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropianë, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here