Majmunët pushtojnë një qytet të tërë (video)

Mijëra majmunë kanë bastisur një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen në provincën Lopburi.
Sipas mediave një ushtri prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit dhe turistët të largohen.
Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur.

Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët larg duke i siguruar ushqim por ky plan dështoi, duke i bërë majmunët edhe më të dhunshëm. Shumë i ushqenin majmunët me ëmbëlsira, dhe ushqime me drithëra dhe sheqerna, të njohura për t’i bërë ata më hiperaktivë dhe seksualisht aktivë.

 

Dihet se majmunët tashmë kanë aftësinë për t’u riprodhuar dy herë në vit, dhe konsumi i sheqerit rrit këtë tendencë. Sidoqoftë, para pandemisë Covid, majmunët dhe njerëzit jetonin në harmoni në qytet.

Por ky ekuilibër u prish shumë shpejt kur bllokimet ndaluan turizmin, duke bërë që majmunët të kërkonin të dëshpëruar për ushqim.

Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të nisë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të ndalojë shumimin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here