Kupa e artë e Perandorit Kostandin u gjet në Shqipëri

Kupa e artë, e periudhës bizantine, u gjet bashkë me shumë objekte të tjera të kohës, në fshatin Vrap në vitin 1901, nga katër fshatarë të cilët po punonin token. Më vonë, gjithë thesarin e zbuluar e blenë austriakët, për një shumë të vogël parash, ndërkohë që objektet e gjetura përbëheshin nga 5.6 kg ar të pastër dhe 1.5 kg argjend.
Kupa bizantine, daton në shekullin e IV ~V -të pas Krishtit, e cila kaloi nëpër duart e disa koleksionistëve, deri kur u bë pjesë e Muzeut Metropolitan në New York, prej vitit 1917.
Kupa e gjetur në Shqipëri, u vendos në New York nga J. P. Morgan, i cili e kishte blerë me ndërmjetësinë e konsullit të përgjithshëm të Austro-Hungarisë në Durrës, para Luftës I Botërore.
Vrapi është një fshat në komunën Baldushk në rrethin e Tiranës të Shqipërisë. Mbi kupe dallon qartë emri i KOSTANDINIT TE MADH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here