Gjykata e Athinës vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje, nalim të daljes nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10.000 eurosh, 48 vjecarin Ralf Faruku.
Faruku për herë të parë ka rënë në pranga në vitin 1997 për vrasjen e një greku në Pire, por u dënua vetëm 5 vjet burg pasi vrasja u cilësua ne kushtet e vetëmbrojtjes. Gjatë qëndrimit në burgun e Kretes, në 1999 u dyshua bashkë me disa bashkëvuajtës të tjerë për vrasjen e një të burgosuri tjetër, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dyshohet se në 2019 ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri jashtë një mini kazinoje në zonën e Patisias. Për këtë ngjarje akuzohen edhe disa policë, të cilët u përplasën me armë me civilë për çështje të paligjshme. Mësohet se ai ka mohuar vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj duke u shprehur se ishte mik i Rolandit dhe klient i lokalit “Joy Bar”. Ai u shpreh se vrasjen e kanë kryer të tjerë persona që nuk ishin të maskuar dhe se mes tyre dhe viktimës kishte një zënkë para vrasjes.
Ai dyshohet të jetë një ndër organizatorët e një grabitjeje me vlerë 600 mijë euro në vitin 2015.
Konkretisht në 22 tetor 2015, pronari 43-vjeçar i një argjendarie ngriti një kurth në bashkëpunim me një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një grup kriminal bashkë me “Taqin”. Pronari la në dyqan si shitës, një punonjësen e tij dhe një shqiptar 30-vjeç.
Dy austriakë, një bullgar dhe një italian, duke punuar për një kompani zviceriane, kishin lënë takim në këtë argjendari për të blerë 19 kg flori për 600 mijë euro. Pronari 43-vjeçar, duke përdorur një shqiptar që dinte gjuhen shqipe, komunikonte në Viber me 30-vjeçarin shqiptar që të vononte blerësit dhe të ndihmonte grabitësit.
Dy austriaket u përballën me dy grabitës të armatosur që u morën valixhen e zeze me 600 mijë euro. Ata ikën pa marrë gjë tjetër dhe ulën grilat e argjendarisë duke mbyllur brenda viktimat si dhe shqiptarin 30-vjeçar.
Policia u njoftua nga Austria për grabitjen, pasi viktimat kishin komunikuar me familjarët. Policia zbuloi ngjarjen duke e zbardhur dhe rolin e “Taqit”.
Sipas vendimit të gjykatës, ndaj 48-vjeçarit mbeten akuzat për vrasje dhe plagosje me rrethana cilësuese. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjet dhe deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë.
Sipas mbrojtjes kjo akuzë është formale, pasi Faruku u kthye në Greqi me marrëveshje me organet e rendit dhe ishte pjesë e hetimeve që organet greke po kryejnë për veprat penale që po hetohet. Për momentin ndodhet ende në gjykatë pasi pritet vendimi nëse do të ketë penalitete për veprën penale të hyrjes së jashtëligjshme në vend, apo jo.