Tiranë – “Lajthit” bankomati te Raiffeisen Bank

Një bankomat i Raiffeisen Bank në Tiranë ka bërë defekt keq teksa një qytetar kishte shkuar të tërhiqte paratë e tij, dhe kishte futur kartën në bankomat, në kohën që ka ndodhur lajthithja.

Ai është përballur me pamjen e sistemit kompjuterik të bankomatit, ku qartësisht dalloheshin nga rruga, lista direktorish e dokumentesh, që lidhen me bankën, me sistemet e saj dhe me klientët.

Bankat punojnë me sisteme komputerike, dhe madje, edhe bankomatet janë si një kompjuter që punon 24 orë për të ofruar shërbim.

Por zakonisht ndërhyrjet në to, kur është e nevojshme për mirëmbajtje apo gjithçka tjetër, bëhen duke e nxjerrë përkohësisht nga shërbimi bankomatin, dhe duke i njoftuar klientët për këtë.

Pra në ekranin e bankomatit ishte shfaqur lista e programeve që përdor sistemi i bankës, përfshirë antivirusin dhe programe të tjera. Kjo është në dëm të klientit që ka kaluar një eksperiencë jo të mirë teksa është përballur me ndërhyrjen në një kohë që kishte shkuar të tërhiqte paratë e tij dhe njohja me programet e bankës, si sistemi antivirus etj, është një gjë që mund të keqpërdoret nga personat me qëllimë dashakeqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here