Kjo Ditë ofron mundësi që fëmijët të mësohen rreth pacifizmit dhe jo dhunës.
Dita e Shkollës së Jo-Dhunës dhe Paqes (ose DENIP, akronim nga katalanishtja: Dia Escolar de la No-violència i la Pau) është një festë e themeluar nga poeti spanjoll Llorenç Vidal Vidal në Majorca në 1964 si pikënisje dhe mbështetje për një edukim paqësor dhe jo i dhunshëm me karakter të përhershëm. Kjo Ditë festohet më 30 janar, në përvjetorin e vdekjes së Mahatma Gandhit, në shkollat anembanë botës.
Mesazhi i saj themelor dhe i përhershëm është: “Dashuria universale, jodhuna dhe paqja. Dashuria universale është më e mirë se egoizmi, jodhuna është më e mirë se dhuna dhe paqja është më e mirë se lufta” dhe kryesorja, “mbi të gjitha, ne jemi miq” (Spanjisht: “Por encima de todo, somos amigos”).