Protestë/ Qytetarët e Lezhës kundër Marrëveshjes së Ramës

Qytetarë nga Lezha janë mbledhur ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në protestë për të kundërshtuar marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët. Protestuesit mbanin pankarta në duar dhe u shprehen se Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës.

Kjo protestë vjen pasi  ata kundërshtojnë ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Gjithashtu ata janë shprehur se Shqipëria nuk mund t’ua garantojë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë Bashkimi Europian.

Ndër të tjera, ata theksojnë së nuk janë kundër mikpritjes së tyre, por kërkojnë një ndarje proporcionale për vendosjen e tyre edhe me qytete të tjera portuale, si Durrësi, Vlora apo edhe Saranda, të cilat janë edhe më afër me portet italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here