202 vjet Legjenda “Ali Pashë Tepelena”

Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe u vra në moshën 82-vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Mënyra e vrasjes së tij e ka legjendarizuar edhe më figurën e Aliut, i cili sot ka dy varre. Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit. Vrasja e tij është përshkruar prej konsullit francez Pouqueville, i cili përshkruan një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë, në ishullin e liqenit të Janinës. Sipas tij, fjalët e fundit të Aliut ishin për Vasiliqinë.

Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë “që ajo të mos binte në duart e turkut”.

T’i pritet koka! Plot 202 vjet më parë u ekzekutua me vdekje Ali Pashë Tepelena. Ishte 24 janar i vitit 1822.

Më poshtë, është vendimi për dënimin me vdekje të Legjendës, që po i sillte shqetësime Portës së Lartë e Sulltanit Mahmut II. Dokumenti në fjalë, i cili është një kopje e marrë prej arkivave osmane, shoqërohet edhe me një shënim të shkurtër nga ana e DPA-së:(Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës)  “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë.

(Marrë nga Arkivi i Shtetit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here