Nga Evanthi Pango
Në fjalimet që i quajnë Inspirational, pra frymëzuese, që tentojnë të bëjnë edhe politikanë apo ish-politikanë shqiptare, se nuk pranojnë të heqin dorë nga protagonizmi i sëmurë, nuk mjaftojnë vetëm fjalët e bukura, megjithëse edhe ato nuk i zotërojnë (zotërojnë terminologji të ngarkuar që e përdorin sa për t’i lodhur kokën publikut), nuk mjafton as pamja e kuruar (kështu e quajnë, përsëri fjalë pa lidhje, kurohen sëmundjet, këtu përdoret për pamjen), por duhet së pari, një Shpirt i Pastër dhe i Bukur.
Këtë gjë politikanët dhe ish-politikanët (burra e Gra) nuk e kanë, se përveç se janë të ndotur, po përdorin edhe Kartën e Frymëzimit për hir të Protagonizmit të sëmurë. Kjo është e shëmtuar, dhe përveç se shkakton dhembje koke, i humbet vlerën Tematikave që janë shumë të “shenjta” për njerëz me shpirt të Sterrosur si Ata/Ato.
Këtë gjë ata/ato e bëjnë qëllimisht, që të mos i lënë vend të Mirës, e ta zhbëjnë përpara se të përhapet diçka e bukur.
Pastaj tentojnë të qeshin që të duken si Të Mirë dhe rezultati janë: “Ngërdheshjet më mostruoze nga shpirtrat e Damkosur”
FJALË TË BUKURA THOTË EDHE DJALLI!
(sidomos ai)
Por megjithëse ATË duan të kopjojnë (Djallin), këta as Ai vet nuk i Qas, duke mbetur kështu në Tentativa të dështuar për t’u pranuar nga të Dyja Botët!
Janë ata që unë i quaj:
VIBRIMET E ULËTA…
Për fat të Keq, këtu fillojnë që nga Maja, dhe vazhdon të jetë, ÇASTI I TYRE…