Arrestohet tutorja e Fierit

Policia e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

37-vjeçarja Flurime Avdulaj, është vënë në pranga pasi shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion.

“Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier. 37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here