Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” forcë që mbështetej Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ish LSI është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”.
Policia raporton se Franko Hakilja është arrestuar nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.