DASHI
Hëna e Plotë e së enjtes formon një aspekt të mirë për Diellin tuaj që ju ndihmon të përmirësoni shëndetin dhe të jeni efektiv në përpjekjet për të përmirësuar jetën tuaj në përgjithësi. Një promovim ose ngritje konsiderohen suksese të mundshme dhe duhet të keni kujdes për përshtypjen që mund të krijojnë veprimet ose bisedat tuaja. Në aspektin ekonomik parashikohet përmirësim dhe prandaj nevojitet një menaxhim i mirë në këtë fushë. Edhe emocionalisht, gjithçka duket optimiste edhe pse ju ende keni disa dyshime për marrëdhënien tuaj.
DEMI
Ju duhet të pranoni vazhdimin e shqetësimit emocional ose të refuzoni një marrëdhënie. Kjo duhet të bëhet pas mendimit të pjekur dhe jo në kushte stresuese. Shumë prej jush besojnë se e nesërmja nuk do të përfshijë ndryshime, ndërkohë që ato janë afër. Pra, përgatituni psikologjikisht dhe mos shmangni detyrimet që vijnë nga njohja e realitetit. Në planin financiar, java e Hënës së Plotë është paksa e turbullt. Jepni prioritetet e duhura, vlerësoni saktë situatën dhe aftësitë tuaja dhe ecni përpara! Shumë çështje duhet të zgjidhen ose të rishikohen.
BINJAKËT
Ju duhet të zgjidhni të gjitha çështjet tuaja në pritje sa më shpejt të jetë e mundur. Hëna e Plotë në Luan ju sfidon të veproni menjëherë, të gjeni zgjidhje për çështjet që ju shqetësojnë dhe të ndërmerrni veprimet e nevojshme që plani juaj të ketë sukses. Gjithashtu, mbani në mend se në një kohë të shkurtër do t’ju nevojiten para të mjaftueshme për të realizuar diçka që do të jetë e rëndësishme për ju. Emocionalisht, gjithçka duket se po shkon mirë. Me kusht që të mos jeni tepër optimist ose të pamatur.
GAFORJA
Afërdita në Bricjap ju ndihmon të ndryshoni jetën tuaj dhe të jetoni më të pavarur nga çfarë ju shtyp. Në sektorin financiar mund të jeni optimistë, por me kujdes. Hëna e Plotë e javës ndikon në marrëdhënien tuaj me paratë, ndërkohë që do të ketë shumë sfida për të bërë shpenzime, herë të dobishme e herë të panevojshme. Sa më proaktivë do t’i kaloni më pa dhimbje periudhat e vështira. Profesionalisht, ju mund të ndiqni një përmirësim thelbësor, edhe nëse peizazhi rreth jush mbetet i paqartë. Por mos harroni se guximi fiton dhe zbatojeni këtë këshillë në të gjitha aspektet e jetës suaj të përditshme!
LUANI
Hëna e Plotë në shenjën tuaj ju jep mundësi të korrigjoni shumë gafa ose nëse jeni beqarë, të filloni një lidhje të re mjaft të vlefshme. Shfaqni më mirë cilësitë, talentet dhe mbuloni me inteligjencë ato pika ku nuk keni probleme. Gjithashtu sigurohuni që të përmirësoni marrëdhëniet me familjen dhe veçanërisht me nënën. Mos u shkëputni nga mjedisi që ju ofron siguri, ose të paktën një rehati bazë. Në planin financiar do e keni pak të vështirë të mblidhni shpenzimet, por fatmirësisht nuk rrezikoni më shumë. Ata prej jush që janë të vetëdijshëm për dobësitë e tyre tani mund t’i korrigjojnë ato.
VIRGJËRESHA
Profesionalisht mund të jeni mjaft optimistë. Zbuten vështirësitë ulen dhe pritet një përmirësim. Hëna e Plotë e datës 25 në Luan do t’ju ndihmojë me përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja nëse dëshironi të keni një këndvështrim afatgjatë dhe serioz për çështjet praktike që ju shqetësojnë. Një takim romantik konsiderohet mjaft i mundshëm në të ardhmen e afërt dhe do të ishte mirë të “mprehni” sharmin tuaj. Udhëtimet e vogla do të sjellin gëzim dhe pak shkujdesje.
PESHORJA
2024 është një vit më i mirë për ju dhe do e kuptoni shumë shpejt arsyen. Hëna e Plotë e së enjtes tregon se nuk duhet të humbisni mundësitë që do t’ju japë një bisedë apo njohje lidhur me punën. Injoroni armiqësinë e disave dhe vazhdoni përpara. Emocionalisht, duket se asgjë nuk shkon keq. Përkundrazi, shumë prej jush do të vendosni për një martesë dhe, të tjerë, do të takoni personin që do të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën tuaj.
AKREPI
Filloni që tani të përgatiteni për diçka të re që nuk do të vonojë shumë të shfaqet. Në sektorin financiar çdo vështirësi do kapërcehet dhe mund të vazhdoni me kursimet për synime afatgjata. Mos lini pas dore asnjë pasuri në pritje. Profesionalisht parashikohet aktiviteti, intensiteti dhe përmirësimi i kushteve të punës. Hëna e Plotë e kësaj jave do të sjellë çështje që lidhen me aspiratat dhe perspektivat tuaja profesionale. Shumë prej jush do të angazhohen në kultivimin e një talenti që e kishit lënë të fjetur.
SHIGJETARI
Hëna e Plotë e kësaj jave në shenjën miqësore të Luanit ju ndihmon të organizoni një udhëtim, ta shihni të ardhmen tuaj më optimiste dhe të gjeni veten me njerëzit që doni. Rendisni çështjet që ngatërrojnë fantazinë me realitetin, hiqni qafe idetë e parealizueshme dhe në përgjithësi shmangni telashet e panevojshme. Emocionalisht mos kini frikë nga disa përmbysje, por shikoni më qartë dhe më pozitivisht efektin e dobishëm të ndjenjave të të tjerëve ndaj jush. Në planin financiar mos harroni se për të pasur fitim shpenzimet duhet të jenë më pak se të ardhurat.
BRICJAPI
Java e Hënës së Plotë ju shkakton një shqetësim të paparë. Sigurohuni që të mos jeni të shpërqëndruar kur punoni dhe vendosni në rregull aktivitetet tuaja. Lajmi i mirë është se një çështje financiare po fillon dalëngadalë të zgjidhet. Konservatorizmi i lindur do t’ju ndihmojë shumë në këtë, dhe shumica prej jush së shpejti do të jenë plotësisht të kënaqur me situatën tuaj të përgjithshme. Mos e ndaloni aktivitetin tuaj, por organizoni kohën tuaj. Emocionalisht, mos reagoni negativisht ndaj iniciativave të partnerit, ndërkohë që beqarët do të duhet të kapërcejnë disa nga dyshimet tuaja në mënyrë që t’ia përcjellin mesazhin që dëshirojnë personit që ju intereson.
UJORI
Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme një çështjeje emocionale tuajën pasi Hëna e Plotë në Luan ndikon në gjykimin dhe nxjerr në pah dobësitë tuaja. Ndoshta ju e keni vlerësuar gabim një situatë. Ndoshta, përsëri, nuk e keni parashikuar se sa e rëndësishme mund të bëhet për ju. Shmangni komplikimet dhe paqartësitë në jetën tuaj. Në planin financiar, asgjë e rëndësishme nuk është përmirësuar. Megjithatë, së shpejti do të hidhen bazat për perspektiva optimiste. Miqësitë, udhëtimet, ngjarjet e papritura në jetën e përditshme do të kenë një efekt të veçantë në psikikën dhe disponimin tuaj.
PESHQIT
Java e Hënës së Plotë vendos në sprovë ndjenjat tuaja për dikë. Kini kujdes që të jeni më diplomatë për të fituar kohë aty ku duhet. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve dhe mos mendoni se ju bëhet padrejtësi nga sjellja e disa njerëzve të afërt. Financat tuaja janë në udhëkryq dhe duhet të llogaritni saktë lëvizjet tuaja të ardhshme. Synoni për ndryshime të vogla në përditshmërinë tuaj, përmirësoni mjedisin tuaj personal, rregulloni çështjet e pazgjidhura që ju shqetësojnë dhe, në përgjithësi, të merreni me atë që ju pëlqen dhe nuk i ndërlikon më tepër situatat.