Këngëtarja serbe 29-vjeçare Andrijana Lazic ka rënë nga kati i 24-t i një ndërtese në Dubai ku kishte shkuar së bashku me miqtë e saj.
Familjarët e saj kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Andrijanës, por theksojnë se nuk kanë shumë detaje për tragjedinë në Dubai.
Përveç karrierës në muzikë si këngëtare të cilën nuk kishte shumë kohë që e kishte filluar, 29-vjeçarja Andrijana Lazic ka qenë gjithashtu e angazhuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Serbi.