Nga nesër fillon bora dhe shirat

Sipas meteorologëve nga nesër (20 janar), zonat veriore, juglindore dhe jugore të vendit pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës që do të bien deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit. Gjithashtu do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë sidomis në Elbasan dhe në veri të vendit.

Në zonat malore pritet që këto temperatura të zbresin deri në -10 gradë. Të hënën në datë 22 do jetë dita më e ftohtë e janarit. Rënia do të fillojë që të dielën në datën 21.

Reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten nga dita e hënë e në vijim për t’u lënë vendin ngricave gjatë gjithë javës. Ndërsa në fundjavën tjetër, pritet të ketë një valë të ngrohtë që do të përfshihë vendin duke sjellë rritje të temperaturave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here