Pakistan – Iran sulmojnë me raketa njëri-tjetrin

Pakistani dhe Irani kanë kryer sulme me raketa kundrejt njëri-tjetrit gjatë kufirit rreth 900 km, nga provinca Baloshitan e Pakistanit dhe nga provincat Sistan dhe Baluchestan të  Iranit siç raportojnë mediat e huaja.

Pakistani, një vend me armë bërthamore, sulmoi me raketa gjatë natës në territorin e Iranit, një tjetër shtet i madh islamik, i cili konsiderohet si faktori kryesor i paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme. Raketat e Pakistanit ndaj objektivave në territorin iranian erdhën si përgjigje ndaj sulmit të fundit iranian në territorin pakistanez. Kujtojmë se Irani njoftoi se kishte shënjestruar bazat e militantëve në Pakistan.

Pakistani është një vend me shumicë sunite i dominuar nga një qeveri islamiste jashtëzakonisht konservatore, ndërsa Irani është një vend me shumicë shiite i dominuar nga udhëheqës fetarë po aq konservatorë.

Pakistani kreu sulme brenda Iranit mbrëmë, duke synuar militantët separatistë, tha ministria e jashtme e Pakistanit, dy ditë pasi Teherani tha se kishte sulmuar bazat e militantëve të lidhur me Izraelin brenda territorit pakistanez.
Mediat iraniane raportuan se disa raketa goditën një zonë provincat Sistan dhe Baluchistan, në kufi me Pakistanin, duke vrarë nëntë persona.
Irani sulmoi objektivat në Irak dhe Siri në fillim të kësaj jave, duke deklaruar se kishte goditur objektivat e Shtetit Islamik dhe agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, të cilat ishin të përfshira në një bombardim në qytetin iranian Kerman në fillim të këtij muaji ku u vranë 84 persona, të mbledhur në një ceremoninë përkujtimore të vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Suleimani.
Ministria e Jashtme e Pakistanit deklaroi se:  “Ne nuk ka interes të përshkallëzojë këtë situatë. Forcat tona kanë kryer sulme kundër militantëve të Balochistanit brenda Iranit që i përkasin Frontit Çlirimtar të Balochistanit, i cili po kërkon pavarësinë për provincën pakistaneze.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here