Tre nënshtetas rumunë: Florin Oprinoiu, 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç dhe Adrian Simoiu, 20 vjeç, janë shpallur në kërkim në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goldish Axe”.
Gjatë 10 ditëve të fundit ata kanë tentuar të vjedhin me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, dhe duke përvetësuar shuma parash nga disa ATM.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.
Policia po lokalizon automjetin tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë ngjarjeve.