Bungestagu Gjerman për zgjedhjet në Serbi: Të përsëriten, Demokracia ka prekur fundin…

Bundestagu Gjerman ka reaguar sot për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, në të cilin ishin të ftuar edhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ku u arrit në perfundimin se gjerat në Serbi po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se zgjedhjet,  duhet të përsëriten.

Ne presim që vendi, i cili ka negociuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vend të kësaj, zgjedhjet e fundit në Serbi duket se janë manipuluar sistematikisht nga shteti. Është hera e fundit, që Komisioni i BE-së përmendë mangësitë e demokracisë në Serbi dhe rishqyrton mënyrën se si sillet me liderët politikë atje. Presim një hetim të pavarur dhe sqarim të të gjitha akuzave”, thuhej në një deklarate të nënshkruar nga zëdhënësi për politikën evropiane të grupit parlamentar SDP të kancelarit Olaf Scholz.

Publikimi i listës së votuesve nuk ka ardhur ende. Por aty ku listat e votuesve manipulohen sistematikisht dhe informacioni mohohet, demokracia dhe shteti i së drejtës janë në fund të fundit në rënie”, përfunduan anëtarët e komitetit evropian të Bundestagut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here