Nga EVANTHI PANGO
Çdo sistem ka epokën e vetë, çdo qëllim kohën e vetë, çdo ngjarje periudhën e vetë, e çdo gjë çastin e vetë.
Ky është “çasti I tyre”! Vibrimeve të ulëta…
Transmetojnë vibrimet dhe gjendjen e tyre, te çdo gjë që prekin, qe takojnë, atje ku flasin, ku bashkëpunojnë, ku zhysin, e në fund shkatërrojnë.
Ky është qëllimi i tyre në fakt, të na zhysin e të shkatërrojnë cdo gje të bukur e të mirë…
I shërbejnë atij…të Ligut!
Hiqen sikur janë të Tokës, e gënjejnë si me këmbë në Tokë, por në fakt, vijnë nga grumbullimet më të qelbura të thellësive të Nëntokës.
Kur prekin, ndotin objektet dhe njerëzit. (dhe objektet i zgjedhin të shëmtuara)
Kur ju takojnë, ndiheni të zbrazur, pesimist, e shpeshherë ju vënë për fund, e ju tërheqin poshtë.
Kur flasin, ju dhemb koka nga gënjeshtrat dhe thashethemet, por prapë I dëgjoni se s’keni ç’te bëni. (më tepër duket sikur vjellin)
Kur bashkëpunoni, dijeni se jeni të humbur!
Mund të jenë të ulët, por e ulëta ju vë më shpejt për fund!
E në fakt, ky është qëllimi I tyre, të Zhysin të Mirën!
Kur e shohin dhe e ndiejnë, sulmojnë pa arsye!
Dhe problemi, kryesor është që kur gjejnë terrenin e përshtatshëm, përhapen shumë shpejt, si mikrobet në lagështirë…
Një Zot e di pse kanë gjetur terren nëpër Botë, por sidomos në Shqipëri!
Tani, është çasti i tyre!
Por, mos kini merak, ata nuk I pranon as Ferri!
Kujtojnë që mbijetojnë dot, por nuk krijojnë Epokë.
E vetmja gjë që kanë, është njëri-tjetri!
Mos u dorëzoni,…mbyllni veshët e shmangini, nëse s’mundeni vritini…
Së paku, të qëndrojmë me këmbë në TOKË!
Si njerëz, me Zot!
Sa shume jemi te rrethuar me njerez te veshur me gezofe te bukura dhe nuk mund t’ia shohim kemishen brenda deri sa nuk na shpojne! Shkrim aq i pergjithesuar sa na bene t’i shohim para syve parakalimin e shume personazheve qe na rrethojne.
Bravo Evanthi!
Bravo! E thene kaq bukur sa te rrenqeth
” … ata nuk I pranon as Ferri” po Ferrin e sjellin ne Toke kur ne ju bejme gati terrenin.