Drejtoresha e Bankës zhduket me paratë e klientëve

Drejtoresha e degës së Kombinatit e “Raiffeisen Bank” ka vjedhur paratë nga llogaritë e klientëve dhe është zhdukur.

 

Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës, duke përvëtesuar paratë e tyre.

Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here