Si sot lindi Xhek London (jeta dhe vepra)

Jack London(Xhek London), pseudonim i John Griffith Chaney London (1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX. Lindi në San Francisco, Kaliforni, më 12 janar 1876, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma, Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë.

Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.

U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore “The Aegis”. Më [1896] arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare.

Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.

London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetëvjeçari (19041916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: “Kushtrimi i të parëve”,(1903), “Ujku i Detit”, (1904), “Dhëmbi i Bardhë”, (1906); romani autobiografik: “Martin Eden” dhe ai fantastiko-politik: “Thundra e Hekurt”.

Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen EllenSonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916.

Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkryer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantik, naive, konfuze dhe kontradiktore. Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e egzistencës së “racës superiore”, u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet ’20 dhe ’30. Në të gjitha këto vënde, regjimet në fuqi ditën t’a interpretonin “ngatërresën” e ideve londoniane dhe t’a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.

Veprat letrare
Novelat

A Daughter of the Snows (1902)
Children of the Frost (1902)
The Call of the Wild (1903)
The Kempton-Wace Letters (1903) botim anonim, bashkautorë Jack London dhe Anna Strunsky.
The Sea-Wolf (1904)
The Game (1905)
White Fang (1906)
Before Adam (1907)
The Iron Heel (1908)
Martin Eden (1909)
Burning Daylight (1910)
Adventure (1911)
The Scarlet Plague (1912)
A Son of the Sun (1912)
The Abysmal Brute (1913)
The Valley of the Moon (1913)
The Mutiny of the Elsinore (1914)
The Star Rover (1915, botuar në Angli me titullin The Jacket)
The Little Lady of the Big House (1916)
Jerry of the Islands (1917)
Michael, Brother of Jerry (1917)
Hearts of Three (1920, u novelua nga Jack London të skenarit të filmit nga Charles Goddard)
The Assassination Bureau, Ltd (1963, gjysmë mbaruar nga by Jack London; mbaruar nga Robert Fish)
Tregime të shkurta
A Curious Fragment (1908)
A Piece of Steak (1909)
A Relic of the Pliocene (1901)
A Thousand Deaths (1899)
An Odyssey of the North (1900)
All Gold Canyon
Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904
By The Turtles of Tasman
Even unto Death (1900)
Goliah (1910)
Good-by, Jack (1909)
In a Far Country (1899)
In the Forests of the North (1902)
Keesh, the Son of Keesh (1902)
Love of Life (1905)
Moon-Face (1902)
Negore the Coward (1904)
Samuel
South of the Slot (1909)
The Apostate (1906)
The Chinago (1909)
The Death of Ligoun (1902)
The Dream of Debs (1909)
The Dominant Primordial Beast (1903)
The Enemy of All the World (1908)
The God of His Fathers (1901)
The King of Mazy May (1899)
The Law of Life (1901)
The Leopard Man’s Story (1903)
The Madness of John Harned
The Man With the Gash (1900)
The Mexican
The Minions of Midas (1901)
The One Thousand Dozen (1903)
The Red One (1918)
The Rejuvenation of major Rathbone (1899)
The Scarlet Plague (1912)
The Seed of McCoy (1909)
The Shadow and the Flash (1903)
The Strength of the Strong (1911)
The Sundog Trail
The Unparalleled Invasion (1910)
The White Silence (1899)
To Build a Fire (1902, revised 1908)
Told in the Drooling Ward
To the Man on Trail
War (1911)
When the World was Young (1910)
Who Believes in Ghosts! (1895)
Përkthimet në shqip
“Martin Iden” shtepia botiese Faim Frasheri
“Thundra e hekurt” shtepia botiese Faim Frasheri
Aventurat e Kapitenit Grif ” Xhek London (Jack London)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here