Si sot, më 11 janar 1946 Shqipëria u shpall Republikë Popullore nga Asambleja Kushtetuese. Organizimi shtetëror dhe i gjithë pushteti do të përqendrohen në vijim në duart e diktatorit Hoxha, duke shënuar fillim e një prej diktaturave më të egra në Europën Qendrore dhe Lindore.
Pas daljes së vendit nga Lufta II Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme. Kësisoj, për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.
Në imazh: vendimi i Asamblesë Kryesuese që shpall Shqipërinë Republikë Popullore.