SPANJA/ Nuk njeh Kosovën, por i njohu Pasaportën?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se listës së vendeve që njohin pasaportat e Kosovës i është shtuar edhe Spanja.

Sipas tij, tashmë në këtë vend mund të udhëtohet edhe pa vizë.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Spanja është një destinacion i shtuar në vendet e zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Vazhdojmë të sjellim lajme të tjera të mira, të cilat ndikojnë pozitivisht te qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here