100 Vjet Kadri Roshi

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 4 janar 1924 lindi aktori i mirënjohur i skenës dge ekranit, Kadri Roshi.

Ai u lindi në Ballsh te një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm.

Rolet e tij më emblematikë janë Ezopi në veprën “Dhelpra dhe rrushtë”, Kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”, plaku Mere në filmin “Njeriu me top” etj.

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here