Tito “uron” qytetarët e Sarajevës natën e Vitit të Ri

Festimi i Vitit të Ri në Sarajevë ishte një spektakël i vërtetë, dhe banorët e Bosnje-Hercegovinës e pritën 2024-ën me motive festive por edhe me një “të ftuar” special.

Josip Broz Tito, ish Presidenti i ish Jugosllavisë,  natën e Vitit të Ri, në një mënyrë interesante iu “drejtua” të pranishmëve në Sarajevë, me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Prezantuesit e programit të Vitit të Ri Zenit dhe Aida dolën në skenë dhe “biseduan me Titon”, dhe në një moment publiku bërtiti nga kënaqësia.

Nga ekrani, Tito ka treguar edhe një anekdotë nga festa e famshme e Vitit të Ri kur, siç shprehet ai, Sophia Loren dhe Elizabeth Taylor kanë dërguar “për të marrë qebap” aktorin e famshëm hollivudian Richard Burton, i cili ka luajtur rolin e Titos në filmin “Beteja e Sutjeskës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here