PESHQIT – Horoskopi 2024

Momenti i së vërtetës
Këtë vit do të jeni të detyruar, jo dhe aq vështirë, të përballeni me momentin e së vërtetës në fushën e marrëdhënieve, në këndvështrimin e punës dhe në marrëdhënien me veten.
Saturni në kalimin e tij në shenjën tuaj, në bashkëpunim me Neptunin që ndodhet aty, do t’ju testojë me disa vështirësi të natyrës praktike dhe psikologjike. Gjithsesi, Jupiteri te Demi dhe më pas te Binjakët do t’ju japin mundësitë për të lëvizur, për të projektuar veten në mjedisin tuaj dhe për të gjetur njohjet e duhura që do t’ju ndihmojnë të ecni përpara me qëllimet tuaja.
Shumë nga ju në mënyrë të paarsyeshme vënë në dyshim vlerën dhe arritjet tuaja. Duhet të jeni të kënaqur me veten, sepse, pavarësisht vështirësive, viti i kaluar ishte i frytshëm dhe krijues.
Vitin 2024 është vit mbjelljesh dhe ndërtimesh të reja. Në çdo rast, në epokën e madhe të tranzicionit që jetojmë, kjo periudhë do të kërkojë nga ju më shumë punë, disiplinë dhe qëndrueshmëri më të madhe në kryerjen e detyrimeve. Le të kujtojmë se lodhjen e harroni lehtësisht kur qëllimi juaj ju frymëzon. E vetmja gjë që mund t’ju mbajë prapa është emocionalizmi juaj, nëse funksionon në mënyrë të gabuar, i rrëmbyer nga mirësia dhe altruizmi që jeni mësuar t’u tregoni të tjerëve. Për fat të mirë, vuajtjet e pesë viteve të fundit ju kanë bërë më të drejtë me veten tuaj dhe ju e dini që kjo drejtësi zakonisht paguhet me mosmirënjohje, ose mosdashje. Por jini të drejtë, sado mizore t’ju duket. I vetëm do të arrish aty ku meriton dhe i vetëm do të fitosh ata që e meritojnë.
Marrëdhëniet tuaja me të tjerët do t’ju shqetësojnë shumë, ashtu si dhe ato emocionale. Kalimi i Marsit nëpër shenjën tuaj në pranverë është mjaft i rrezikshëm. Gjatë asaj periudhe, martesa ose një marrëdhënie juaj mund të hidhet në erë. Por mendoni stoikisht, nëse diçka e tillë ndodh, do të thotë se nuk ia vlente mundi dhe herët a vonë do të kishte të njëjtin rezultat. Përkundrazi, në vjeshtë ka edhe versionin optimist. Domethënë, një marrëdhënie e re të vendoset në themelet e duhura dhe një vit më vonë të lulëzojë me më shumë forcë dhe vitalitet.
Në planin financiar ka ende vështirësi serioze. Padyshim që ju prek klima e përgjithshme që mbizotëron. Sidomos në pesë muajt e parë të këtij viti. Është mirë të kufizoni shpenzimet dhe të largoni nevojat fiktive që ju hanë paratë. Por kur bëhet fjalë për koston e përgjegjësive familjare, nuk do të mund ta shmangni atë.
Për shumë prej jush, viti, përmes vështirësive dhe militantizmit që ju thërret të zhvilloni, është një prelud i një epoke të re për karrierën tuaj, ose paralajmëron një karrierë për ju. Në këtë rast, me të drejtë do të udhëhiqeni nga instinkti juaj, ndërsa më ambiciozët prej jush do ta bëjnë atë një prioritet kyç të kujdesit dhe punësimit gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, e cila është e rëndësishme për ju.
Në vitin 2024, stili juaj i jetesës ndryshon. Një lidhje mund të rinovohet nga një ngjarje, përfshirja në një dilemë do t’ju shqetësojë pa arsye, por më e rëndësishmja është që të pastrojë në masë të madhe situatën brenda jush, në mënyrë që të merreni më me shkathtësi me atë që do të vijë apo vitet do të sjellin, si individualisht, ashtu edhe kolektivisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here