Fuqia e vullnetit
Plutoni sjell një fazë vendimtare në jetën tuaj, e cila, natyrisht, do të nënkuptojë ndryshime, zëvendësime, dhe reforma për ju. Problemet nuk do të zhduken, por zgjidhjet e tyre do t’i gjeni lehtësisht, sidomos pas majit. Viti 2024 është një vit kyç, nga tani e deri më 2040. Do t’ju lodhë, por do t’ju japë gjithashtu mundësi për t’i treguar vlerën tuaj vetes dhe të tjerëve. Ka ardhur koha kur do të realizoni pritshmëri të mëdha, do të ndiheni shpesh të ndryshuar dhe do të zbuloni rezerva të reja qëndrueshmërie dhe aktiviteti. Të gjithë këtë material do ta përdorni duke u mbështetur në forcat tuaja, në fushat kryesore të jetës, që gradualisht po diferencohen dhe rinovohen.
Ngjarjet janë më shumë psikologjike sesa praktike! Megjithatë, në çdo gjë që lidhet me çështjet praktike, duhet t’i trajtoni ato me gjakftohtësi dhe në mënyrë realiste. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë atë që dëshironi! Mundohuni të kuptoni mesazhin që ju japin rastësitë dhe incidentet, veçanërisht në jetën profesionale dhe shoqërore.
Marrëdhëniet njerëzore që ju shqetësojnë realizohen përmes komunikimit. Ndoshta është koha të flisni me njerëzit tuaj për atë që ju shqetëson dhe mos u turpëroni të dëgjoni mendimin e tyre për gjërat për të cilat keni ide të fiksuara. Nëse nuk bëni një rinovim që do ta vendosë një marrëdhënie në një bazë më të mirë, ka të ngjarë të gjeni veten në fund të një marrëdhënieje që do të thotë ende shumë për ju.
Ju që mbeteni beqarë, rivendosni marrëdhënien me veten, por shmangni ndjekjen e diçkaje sentimentale nëse nuk plotëson kushtet që ju nevojiten, sepse do të keni zhgënjime të reja.
Saturni nga Peshqit së bashku me Neptunin do të mbështesin financat tuaja, por ndonjëherë do t’ju testojë me disa vështirësi financiare dhe psikologjike. Jupiteri nga Demi, në muajt e parë do të ndihmojë situatën tuaj familjare dhe nga qershori, duke kaluar te Binjakët, do të rrisë aktivitetet tuaja krijuese.
Organizoni siç duhet gjithçka që lidhet me fushën profesionale dhe në përgjithësi gjithçka që ka të bëjë me karrierën tuaj, më të rinjtë. Shmangni sipërmarrjet e rrezikshme dhe mos bëni plane apo ëndrra të cilat, klima e përgjithshme, nuk ju ndihmon për t’i realizuar. Gjeni kohë për të pushuar dhe për t’u argëtuar!
2024 është një vit intensiv dhe nervoz. Kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj, por edhe në performancën tuaj. Mos e tendosni sistemin tuaj nervor, mos insistoni të ndryshoni gjërat në mënyrë të pakthyeshme dhe mos u bëni viktimë e shfrytëzimit emocional ose financiar. Për sa i përket familjes dhe mjedisit të ngushtë, prania e vazhdueshme e Uranit tek Demi do të sjellë disa dridhje dhe incidente të papritura herë pas here. Kur ndodhin, qëndroni të qetë dhe lini kohë për të qetësuar tensionin, ose për të zbuluar më shumë të vërteta.
Ky vit është paradhoma e një epoke të re që përmes rastësive, njohjeve, incidenteve të papritura, por edhe sugjerimeve, ju ndihmon të përshtateni me një epokë të re, si për ju ashtu edhe për mbarë botën. Kuptojeni tani, se e nesërmja nuk do të ketë asnjë lidhje me të djeshmen!