Ardht’ i begatë plot shëndet e mbarësi për të gjithë! Kalendari Gregorian që ne përdorim sot u vendos në Europë më 1582.
Në vitin 46 para Krishtit, pasi Jul Çezari pushtoi Egjiptin, u njoh me kalendarin egjiptian i cili kishte 365 ditë dhe ishte mjaft mirë i sinkronizuar me vitin diellor. Kalendari origjinal romak kishte dhjetë muaj, vetëm në vitin 700, mbreti i dytë i Romës Numa Pompilius shtoi janarin dhe shkurtin deri në fund të kalendarit, në mënyrë që të përputhej me atë se sa kohë i duhet Tokës për të ardhur rreth Diellit.
Muaji mars ishte muaji i parë i vitit, kjo vihet re edhe nga emërtimet e katër muajve të fundit, pra kemi muajin e 7 Shtator, pastaj Tetor, Nëntor dhe Dhjetor.
Më 21 mars nis kalendari astrologjik me shenjën e parë zodiakale që simbolizon fillimin dhe nisjen e diçkaje të Re, ringjalljen e jetës mbi Dhè, ashtu si ende “Dita e Verës” që festohet më 14 mars me kalendarin e vjetër hënor, që në fakt me kalendarin e ri i bie më 21 mars, simbolizonte për pellazgët e lashtë dhe jo vetëm, ardhjen e Vitit të Ri.
Jo rastësisht Viti i Ri asirian, quhej; “Rish Niss anu”.
Në kalendarin e ri viti u caktua me 12 muaj duke shtuar kështu muajin Janar i cili thuhet se i përkushtohet perëndisë Romake “Janus” perëndi e dyerve dhe udhëkalimeve të reja!
Në shqip quhet kallnor ose kallnduer dhe ka kuptimin e muajit të ndërrimit të viteve, pra kallnor, kalimi nga një vit (An’) në anën (vitin) tjetër të Ri–I An i Ri = Yanari, Janari, i cili në mitologji paraqitet si hyjni me dy fytyra, nga dy “Anë” simbol ky i ndërrimit të vitit.
Dhe jo rastësisht në gjuhën latine viti quhet “A’NI” pra kemi një Vit të Ri, nga e para, nga Nisi (Njishi), një A/ni të re të Ri = I A’ni Ri.
Ndërsa muaji “Shkurt” përshtatur kaq përsosmërisht si muaji më i shkurtër, i kushtohet personave të larguar ose të shkuar, (shkurtuar) nga kjo jetë.
“Fevgates” në helenisht, Fruer ose Fror nga gjuha latine dhe në këtë periudhë kohore, bëheshin flijime, ndaj hyjnive për shlyerjen e mëkateve etj.