Qeveria shqiptare firmoste me Vatikanin në 1927

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 26 dhjetor 1927 në Romë u lidh Konkordati ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Marrëdhënjet me Vatikanin u ndërprenë në vitin 1945 dhe u rivendosën në vitet ’90, pas përmbysjes së regjimit komunist.

Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët:  “Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria. Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.” Botuar në gazetën Le Temps, Francë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here