Në një ditë si sot dhe pikërisht më 24 dhjetor 1939, u përurua Kisha Katolike e Etërve Jezuitë të Tiranës. Ndërtimi i këtij objekti kulti, që i kushtohej “Zemrës së shenjtë të Krishtit”, kishte nisur që në vitin 1938. Mesha hapëse e kësaj kishe jezuite të stilit roman u bë në vigjilje të festës së Krishtlindjes.
Në vitin 1976, pasi Shqipëria u shpall vendi i parë atesit në rruzull dhe nisi fushatën e përndjekjes së klerit, kjo godinë e ndërtuar nga Giovanni Santi (Udine, Itali), u kthye në kinoteatrin me emrin “Rinia”. Në strukturën e fasadës u bë një ndërhyrje, për t’iu përshtatur funksionit të ri. Me rënien e regjimit diktatorial, kishës iu rikthye dukja e mëparshme. Dyert e saj u rihapën për besimtarët në vitin 1991. Në vitin 1997, në këtë kishe u mbajt një meshë përshpirtjeje për humanisten shqiptare, Nënë Terezën.