Në një ditë si sot dhe pikërisht më 24 Dhjetor 1917
u vra At Stath Melani.
Ai u vra nga një grup nacionalistësh grekë pranë Përmetit për insistim në përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjinë ortodokse lokale.
Ai u vra nga një grup nacionalistësh grekë pranë Përmetit për insistim në përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjinë ortodokse lokale.
U lind 18 shtator 1858 në Melan të Përmetit, prift ortodoks shqiptar që mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe ndihmoi në përhapjen e ndërgjegjësimit për gjuhën e shkruar shqipe në Shqipërinë e Jugut. Gjatë viteve 1876-1877 Stathi shkon në Stamboll ku takohet me shumë patriotë shqiptarë dhe aktivizohet në shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe, kryesisht të ardhur nga Bukureshti. Veprimtaria e Melanit dhe e patriotëve të tjerë shqetësoi autoritetet osmane duke e detyruar Melanin të emigrojë në SHBA për t’i shpëtuar arrestimit. Ai u bë prift në Kishën e Shën Mërisë në Worcester, Massachusetts dhe në vitet 1914 – 1917 shërbeu si prift për Kishën e Shën Nikollës në Southbridge, Massachusetts, SHBA. Aktivizimi i tij nacionalist shqiptar zgjati 35 vjet duke filluar në Stamboll, për të vazhduar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Ai kontribuoi në Rilindjen Shqiptare me shkrime, libra, gazeta dhe tregime. Mihal Grameno e përshkroi Melanin si “një patriot flakërues, i urtë, trim dhe këmbëngulës në luftën për të drejtat e shqiptarëve gjatë kohës së Sulltan Abdul Hamidit II”. Melani ishte jo vetëm prift, por edhe trim i armatosur. Ai u vra më 24 dhjetor 1917, në prag të Krishtlindjes nga një grup nacionalistësh grekë (andartë), afër Përmetit për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë meshës ortodokse dhe koka e tij u dërgua në Greqi. Vdekja e At Stath Melanit shkaktoi një valë protestash në zonat jugore të banuara nga shqiptarët, si dhe në diasporën e shqiptarëve në SHBA dhe gjetkë. Tre vjet më vonë, në vitin 1920, Thanas Budo ekzekutoi Josif Suropullin, njeriun që kishte vrarë Stathi Melanin, pak jashtë Postenanit, në Përmet.