Pragë – 15 të vdekur nga sulmi në Universitetin e Arteve

Agjencia e lajmeve çeke raporton se numri i viktimave pas sulmit në Pragë ka shkuar mbi 15 vetë.

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke.

Autori 24 vjeçar, i cili ka qenë student i universitetit, dyshohet se ka vrarë veten. Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.

Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat mund të mos jenë përfundimtare.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, që duket se autori e kishte paralajmëruar më herët përmes një postimi në Telegram, ku shkruante se donte të kryente vrasje masive në shkollë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here