Kuvendi Votoi/ I Hiqet Imuniteti, Berisha reagon

Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.

75 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK duke i hapur kështu rrugë arrestimit të Sali Berishës mes tymueseve dhe kaosit të krijuar.

Seanca nisi me tensione në Kuvend.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

“Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në Kundërshtim me çdo procedurë, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator 2021.

Nëse dështoi më 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimet, por do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë për t’i dhënë përgjigjen e merituar.

Parlamenti përfundoi në parlamentin e vrimës së miu. Rama nuk hyri në derën zyrtare, por nga tuneli që ka hapur dhe të çon në zyrën ë Skënder Gjinushit.

Beteja vazhdon fuqishëm dhe do të vazhdojë si kurrë më parë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here