FIFA ka përditësuar këtë të enjte renditjen e skuadrave kombëtare në bazë të performancave të fundit vjetore dhe Shqipëria mban pozitën e 62-të, teksa Kosova atë të 101-të.
Kuqezinjtë e Sylvinhos renditen të 62 në botë dhe kjo falë performacës së mirë në kualifikueset e Euro 2024, duke marrë pjesë si një prej 24 skuadrave finaliste në “Gjermani 2024”.
Renditja më e mirë ndonjëherë për Kombëtaren ka qenë në 2015, kur pas kalimit në “Francë 2016” e gjetën veten në pozitën e 22-të.
Nga ana tjetër, Kosova në pozitën e 101 ishte edhe një muaj më parë duke mos bërë asnjë ndryshim. Për shkak të rezultateve “jo”, Dardanët nuk mundën të ishin në garë për një vend në finalet e Evropianit.