Angli – Pronari dhuron bonus për punonjësit

Pronari kompanisë St John Properties, e cila ka funksionuar që nga viti 1971 dhe filloi si një “zhvillues lokal i pasurive të paluajtshme” përpara se së shpejti të bëhej një nga “firmat më të mëdha dhe më të suksesshme private komerciale të pasurive të paluajtshme në rajonin e Atlantikut të mesëm”,  ka vendosur të japë plot 9 milionë euro bonus për

200 punonjësit e përkushtuar të kompanisë së tij me rastin e fesave të fundvitit.

 

Kompania britanike për ndërtimin e ambienteve të zyrave dhe magazinave, ka arritur këtë vit një sukses të jashtëzakonshëm me ndërtimin e miliona metër katror ambiente.

Siç raporton media britanike, ai i mblodhi punonjësit në një darkë festive ku u dha zarfin me bonusin dhe ata u “përballën” me surprizën dhe emocionin e madh kur panë brenda shpërblimin prej rreth 38 mijë paund britanik secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here