27 Vjet “bllokadë” për Firmat Piramidale

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 17 dhjetor 1996, firma piramidale “Sude” dorëzohet para kreditorëve. Meqënëse veprimtaria e fondacioneve “Xhaferri” dhe “Populli” ishte e mbështetur në formën piramidale të huamarrjes, Këshilli i Ministrave vendosi më 16 janar 1997 ngrirjen e llogarive të tyre në të gjitha bankat tregtare që vepronin në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu, bankat tregtare duhet të ngrinin edhe ato llogari që ishin furnizuar me mjete financiare nga këto fondacione. Këto shuma do të shpërndaheshin në favor të popullsisë që kishte depozituar pranë fondacioneve.
Në vazhdim, më 29 janar 1997, në informacionin drejtuar kryeministrit Aleksandër Meksi, Ministria e Financave propozonte që shpërndarja e parave të grumbulluara nga fondacionet të bëhej në rrugë ligjore, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Punës, Përkrahjes Sociale dhe Emigracionit. Ndërsa, në procesin e auditimit ishin përfshirë dy kompani të huaja. Kjo bëhej me dije në informacionin e përcjellë nga ministri i Financave, Arben Malaj, drejtuar presidentit Rexhep Mejdani. Po ashtu, Malaj ngrinte problemin e vonesave në procesin e hetimit dhe të gjykimit të personave të lidhur me këto kompani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here