Spanjë – Lul Berisha në pranga

Është arrestuar në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha.

Ndërkohë autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

“Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.   Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me FAST Spain, falë informacioneve të siguruara përmes  inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here